Sport

Interi ndryshon drejtim: marrëveshje edhe me Torinon për Belottin

24 Gusht 2021, 09:57 Nga DOSJA
Interi ndryshon drejtim: marrëveshje edhe me Torinon për Belottin

ITALI – A do të jetë Andrea Belotti përforcimi i kërkuar nga Simone Inzaghi për Interin? Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë pozitive, drita jeshile e lojtarit ende mungon, por ndërkohë thuhet se Belotti e ka kapërcyer “konkurrencën” e Joaquin Correa dhe duket se është i destinuar të veshë fanelën zikaltër.

‘TuttomercatoWeb’ e shkruan se Interi dhe Torino, janë në përfundim të një negociate rrufe dhe ato e kanë gjetur marrëveshjen në 15 milionë plus bonuset. Tani pritet vetëm vendimi i Belottit.

Dita vendimtare, e panevojshme të thuhet, sot, sepse si Interi ashtu edhe Torino kanë vullnetin e fortë për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjitha, pasi zikaltrit e kishin ngritur ofertën Lazios për Correa, një lojtar i kërkuar fort nga Inzaghi, në 30 milionë, por për momentin pa gjetur një pikë takimi me Claudio Lotito.

Dhe ky hezitim i lacialëve, me Tare që ka pranuar ekzistencën e një negocimi me Marotta dhe Ausilio, me sa duket e bindi klubin milanez që të ndryshojë kurs dhe t’i drejtojë sytë nga Andrea Belotti.

Belotti është një lojtar shumë i ndryshëm nga Correa. Sidoqoftë, nevoja për të pasur një sulmues të aftë për të lënë boshnjakun Dzeko të marrë frymë, e kombinuar me çmimin, duket një hap larg mbylljes së marrëveshjes. Me kusht që Belotti të pranojë destinacionin e ri dhe t’i japë dritën jeshile transferimit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andrea belotti claudio lotito joaquin correa marotta dhe ausilio simone inzaghi torino andrea belotti claudio lotito joaquin correa marotta dhe ausilio simone inzaghi torino

Sondazh

Poll