Sport

Inzaghi pranë ribashkimit me lojtarin e tij, Interi shumë afër sulmuesit

24 Gusht 2021, 09:26 Nga DOSJA
Inzaghi pranë ribashkimit me lojtarin e tij, Interi shumë afër

ITALI – Joaquin Correa dhe Simone Inzaghi duket se do ribashkohen sërish me njëri tjetrin, pasi dyshja ka punuar më parë tek Lacio. Interi është hedhur në sulm për një sulmues dhe mesa duket trajneri i zikaltërve pëlqen ish-lojtarin e tij.

‘’Gazetta dello Sport’’ raporton se Interi kërkon huazim me të drejtë blerjeje ku do ofrojë në fillim 5 milionë euro për huazimin dhe 25 milionë të tjera për blerjen përfundimtare. Presidenti i Lacios, Lotito ka ulur ngadalë edhe pretendimet e tij ku nga 40 milionë euro që kërkonte më parë, tani mund të pranojë edhe 30 milionë.

Edhe vetë Correa ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar tek Interi. Mediat italiane raportojnë se sulmuesi ka refuzuar një ofertë nga Evertoni pasi dëshiron vetëm kalimin tek zikaltërit.

 

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport correa inter inzaghi lazio correa inter inzaghi lazio

Sondazh

Poll