Sport

‘’Messi dhe Ronaldo të pakrahasueshëm’’, Mbappe ‘’ngel në klasë’’ kampionatin francez

24 Gusht 2021, 10:18 Nga DOSJA
‘’Messi dhe Ronaldo të pakrahasueshëm’’,

FRANCE – E ardhmja e Kylian Mbappe është ende e panjohur, me sulmuesin që ka refuzuar rinovimin me PSG dhe me Real Madrid që është gati për ta pritur krahë hapur. Së fundmi, ylli francez ka dhënë një intervistë për “Esquire’’ ku ka folur për dominimin e dyshes Messi-Ronaldo, kampionatin francez si dhe rivalin e tij Halaand.

‘’Messi dhe Ronaldo janë më të mirët. Nuk jam vetëm unë që e them këtë. Ato lojtarë janë të pakrahasueshëm. Kanë thyer të gjitha rekordet dhe kanë qenë të pabesueshëm për 10-15 vjet’’ tha Mbappe. Më pas sulmuesi foli edhe për cilësinë e kampionatit francez të cilin e ngeli në klasë. ‘’Franca nuk ka ligën e futbollit më të fortë në botë. Unë jam munduar gjithmonë që ta bëjë Ligue 1 që të rritet’’ tha francezi.

Në fund Mbappe u ndal edhe tek ai që cilesohet si rivali i tij më i madh në gjeneratën e re të futbollit, Erling Halaand. ‘’Është viti i tij i dytë. Ne po e njohim atë. Jam i lumtur për atë që po bën’’, përfundoi Mbappe.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport halaand mbappe messi psg ronaldo halaand mbappe messi psg ronaldo

Sondazh

Poll