Sport

PSG ose Manchester City, agjenti i Cristiano Ronaldos nën presion

24 Gusht 2021, 09:46 Nga DOSJA
PSG ose Manchester City, agjenti i Cristiano Ronaldos nën presion

ITALI – Sipas ‘’Gazzetta Dello Sport’’, Manchester City është i vetmi destinacion i mundshëm për Cristiano Ronaldon, por mediat në Francë sugjerojnë se portugezi mund ti bashkohet edhe PSG. Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në 2022 por CR7 dëshiron të largohet përpara skadimit të kontratës.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ja ka ofruar yllin portugez disa prej klubeve më të mëdha europiane por asnjë nuk është i gatshëm të paguajë pagën e tij prej 31 milionë euro në sezon. Sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, agjenti i Ronaldos është tani nën presion pasi sulmuesi dëshiron të largohet nga Juventusi por ai nuk i ka gjetur ende një ekip të ri CR7. Me një javë të mbetur deri në mbylljen e merkatos, Ronaldos i kanë mbetur vetëm disa opsione.

Sipas ‘’Corriere Dello Sport’’ nëse Mbappe transferohet tek Real Madrid atëhere Ronaldo mund të kalojë tek PSG. Pak a shumë e njëjta situatë është edhe tek Manchester City që nëse nuk arrijë të trasnferojnë Harry Kane, atëherë Guardiola mund të marrë Ronaldon në skuadër.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus manchester city psg ronaldo juventus manchester city psg ronaldo

Sondazh

Poll