Sport

Dy humbje në start, Arteta në ‘shënjestër’, Conte pretendent për pankinën e Arsenalit

24 Gusht 2021, 09:26 Nga DOSJA
Dy humbje në start, Arteta në ‘shënjestër’,

ANGLI – Starti i Arsenalit ka nisur si mos më keq. Klubi londinez e ka filluar edicionin e ri të Premier League me dy humbje: e para ndaj Brentfordit me rezultat 2-0 dhe e dyta, po 2-0 ndaj ‘bluve’ të Chelsea, fundjavën e kaluar.

Kjo natyrisht nuk është pritur mirë, jo vetëm nga tifozeria, por edhe drejtuesit e klubit të e ‘Topçinjve’, të cilët sipas ‘Daily Telegraph’, po mendojnë t’i ndajnë rrugët me trajnerin Mikel Arteta. Ka dalë edhe emri i parë, që londinezët besojnë të ndryshojë situatën.

Bëhet fjalë për Antonio Conte, që aktualisht është i papunë, pas largimit nga Interi këtë verë, pasi fitoi titullin kampion. Thuhet se ai është i gatshëm për t’u rikthyer në Premier League, ku ishte trajner i Chelsea, me të cilën fitoi titullin kampion dhe FA Kupën.

Aktualisht, gjithçka është në kuadrin e fjalëve, ku zemërimi i tifozëve mund t’i detyrojë drejtuesit e klubit të ‘Topçinjve’ të përshkallëzojnë veprimet e tyre, ku trajneri aktualisht trajneri spanjol Arteta është në shenjestër…

B.T (Dosja.al)   

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘daily telegraph’ antonio conte arsenalit mikel arteta trajner i chelsea ‘daily telegraph’ antonio conte arsenalit mikel arteta trajner i chelsea

Sondazh

Poll