Sport

Ylli brazilian Juninho befason me deklaratën e tij për Shaqirin

24 Gusht 2021, 10:09 Nga DOSJA
Ylli brazilian Juninho befason me deklaratën e tij për Shaqirin

FRANCE – Blerja e re e Lyonit, Xherdan Shaqiri është pritur shumë mirë në Francë dhe të gjithë janë entuziastë për të. Vetë drejtori sportiv i skuadrës franceze, Juninho, e ka pranuar se gjiganti francez kishte nevojë ta sillte në skuadër një lojtar të cilësisë së Xherdan Shaqirit, pas largimit të Memphis Depay drejt Barcelonës

Shaqiri iu bashkua të hënën Lyonit nga Liverpooli për një shumë rreth 11 milionë euro, duke i përfshirë edhe bonuset.

“Biseduam me të për një kohë të gjatë. Ne kishim nevojë për Shaqirin. Që prej bisedimeve të para, ai ka treguar dëshirë për të ardhur te ne dhe bëri shumë për të kryer këtë lëvizje,” – tha drejtori sportiv i Lyonit, Juninho.

29-vjeçari nënshkroi kontratë trivjeçare me klubin e Ligue 1, ku besohet se do t’i përfitojë 4 milionë euro në vit. Shaqiri zhvilloi 63 ndeshje për Liverpoolin, të cilit i ishte bashkuar më 2018 nga Stoke City për 15 milionë euro.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll