Sport

VIDEO / Një gol dedikuar bashkëshortes, Cikalleshi: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”

23 Gusht 2021, 13:03 Nga DOSJA
VIDEO / Një gol dedikuar bashkëshortes, Cikalleshi: “Gëzuar

TURQI – Sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi, është bërë pikë referimi për skuadrën e tij të Konyasporit, në këtë nisje të Superligës turke. Në dy javë, dy gola, çka nuk pritej më mire për futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Këtë të dielën, pas golit spoektakolar të mesfushorit tjetër kuqezi, pogradecarit Endri Çekiçi, do të ishte kavajasi Sokol Cikalleshi, që pas një goditje me kokë, do t’i jepte fitoren 2-1 skuadrës së tij Konyspor, përballë Bashakshehirit të Stambollit.

Por nëse Cikalleshi do të ishte lajmi i parë për golin e shënuar dhe fitoren e arritur, sulmuesi shqiptar do t’i befasonte gazetarët, teksa do të zbulonte se golin e shënuar ia dedikonte bashkëshortes së tij, e cila kishte ditëlindjen.

Urimi ishte ‘fshehur’ në një fanelë tjetër poshtë uniformës, ku në gjuhën angleze shkruhej: “Happy birthday my love” (Gëzuar ditëlindjen dashuria ime).

? “Happy birthday my love”

? 2 hafta üst üste İH Konyaspor’un galibiyet golünü kaydeden Sokol Cikalleshi, Türkçe verdiği maç sonu röportajında eşinin doğum gününü kutladı! #SporTotoSüperLig #FutbolKalpSen #Seviyoruzİşte #beINSPORTS pic.twitter.com/7DV015s3Rp

— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) August 22, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bashakshehirit të stambollit konyspor sokol cikalleshi bashakshehirit të stambollit konyspor sokol cikalleshi

Sondazh

Poll