Aktualitet

“Gruaja që ishte me dy viktimat nga Maqedonia është gjetur”, Gent Lasku: Mos tentoni të bëni akte heroizmi kur shihni d

22 Gusht 2021, 12:13 Nga DOSJA
“Gruaja që ishte me dy viktimat nga Maqedonia është

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Gent Lasku ka folur për Fax News ditën e sotme duke njoftuar se gruaja që ishte me dy burrat nga Maqedonia e Veriut është gjetur e gjallë.

Duke folur për viktimat, Lasku u shpreh se nuk ka mundësi që të dy të kenë pësuar arrest kardiak në të njëjtën kohë, por ka shumë gjasa që njëri të ketë pësuar arrest kardiak dhe tjetri të jetë munduar ta shpëtojë.

Lasku u ndal dhe te shpëtimi i njerëzve. Ai apeloi te qytetarët që të mos ndërmarrin akte heroizmi kur shohin dikë duke u mbytur por të thërrasin për ndihmë, pasi procesi i shpëtimit është tepër i vështirë dhe do trajnim.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Gruaja që ishte me dy personat u gjet duke shëtitur në një plazh më tutje. Kanë qenë turistë nga Maqedonia e Veriut të ardhur në plazhin e Spillesë. Në fillim u tha se shkaku i vdekjes është arresti kardiak, por në opinionin tim dy persona njëkohësisht nuk mund të kenë pasur arrest kardiak. Është shumë e mundur që njeri prej tyre ka pësuar arrest kardiak dhe tjetri është munduar ta shpëtojë. Të shpëtosh dikë që është duke u mbytur është një gjë tepër e vështirë. I mbyturi të mbyt. Vetëm një njeri shumë i trajnuar mundet të bëjë shpëtim të një personi. Dy persona nuk mund të pëesojnë arrest kardiak në të njëjtën kohë. Jo më larg se dy ditë më parë një vrojtues plazhi, i trajnuar prej vitesh, ëshpëtoi nënë e bije dhe përfundoi dy ditë në spital. Pra është shumë e vështirë. Të gjithë ata që shohin dikë duke u mbytur të kërkojnë ndihmë ose të mos mendojnë për të bërë aktin heroik sepse i mbyturi të mbyt. Është një proces shumë i vështirë”, deklaroi ai.

FAX WEB

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gent lasku gent lasku

Sondazh

Poll