Politike

VIDEO/ Policët goditen fizikisht nga protestuesit, Balla: Basha e Berisha përgjegjës për urdhërimin e terrorit

3 Qershor 2019, 15:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Policët goditen fizikisht nga protestuesit, Balla: Basha e Berisha

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon një video nga protesta e mbrëmshme e opozitës, ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe liderin historik të saj Sali Berisha, si përgjegjës për urdhërimin e terrorit.

Teksa publikon videon ku veç shashkave e kapsollave, protestuesit kanë goditur fizikisht disa efektivë, Balla shprehet se nuk ka asnjë vend tjetër në NATO, ku opozita pengon demokracinë.

“Policia e Shtetit Shqiptar dhe institucionet publike ishin sërish nën sulmet brutale nga protesta e PD, e cila degradoi në përdorimin e dhunës gjatë mbrëmjes së djeshme.
Lulzim Basha personalisht dhe kumbari i tij Sali Berisha janë përgjegjës për urdhërimin e terrorit. Nuk ka asnjë anëtar tjetër të NATO-s, ku opozita po pengon demokracinë”, shkruan Balla në Twitter.

Albanian State Police & public institutions were again under brutal ? attacks,as DP protest deteriorated last night.Lulzim Basha personally&his godfather Sali Berisha are responsible for ordering terror. There is no other NATO member, whereto opposition is obstructing democracy. pic.twitter.com/Y5gtYxhXTT

— Taulant Balla (@taulantballa) June 3, 2019


Protesta e djeshme e opozitës zgjati 3 orë ku pati tym dhe flakë. 10 persona u plagosën. mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha  dje paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Ndërkohë nga policia janë arrestuar 42 persona dhe 19 të tjerë janë shoqëruar. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 2 qershor 2019 taulant balla protesta e opozites 2 qershor 2019 taulant balla

Sondazh

Poll