Sport

“Jam gati të mirëpres një futbolliste afgane”, presidenti i Serisë A bën gjestin e madh: Ky është një mesazh

21 Gusht 2021, 11:43 Nga DOSJA
“Jam gati të mirëpres një futbolliste afgane”,

ITALI-“Unë jam gati të mirëpres një kampione afgane të futbollit. Sporti është vetëm një pretekst, imi është një mesazh vëllazërimi dhe solidariteti”. Këto janë fjalët e presidentit të Sampdorias Massimo Ferrero, në një intervistë me Corriere della Sera.

Ferrero i referohet situatës së vështirë në të cilën jetojnë kampionet e ekipit të futbollit të femrave nga Herat, Afganistan, të cilat janë ende në atdheun e tyre dhe jetojnë një situatë të vështirë.

Sporti, veçanërisht ai femëror, po jeton në këto ditë, një situatë braktisjeje totale me shumë sporte që do të detyrohen, së shpejti, të lënë sportin e tyre që e ngritën me kaq shumë përpjekje.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ferrero sampdoria ferrero sampdoria

Sondazh

Poll