Sport

20 ekipe dhe 38 javë “luftë”. Pritja ka mbaruar, sot nis edicioni i 120-të i Serisë A

21 Gusht 2021, 11:24 Nga DOSJA
20 ekipe dhe 38 javë “luftë”. Pritja ka mbaruar, sot nis

ITALI-Pritja ka mbaruar, edicioni i 120 -të i kampionatit të Serie A është gati për të filluar. Në orën 18:30 Inter, kampionia në fuqi do të presë Genoan, ndërsa po në të njëjtën orë do të luhet takimi mes Veronës dhe Sassuolos. Në orën 20:45, do të luhen dhe dy takime të tjera si Empoli-Lazio dhe Torino-Atalanta.Një kampionat që fillon më 21 gusht 2021, dhe që zyrtarisht do të mbyllet më 22 maj 2022.

Një udhëtim i gjatë që do të zgjasë 9 muaj, në të cilën 20 ekipe do të përballen me njëra-tjetrën në 38 raundet e planifikuara. Ky sezon mund të jetë disi i varfër, duke parë që shumë prej protagonistëve janë larguar si Gianluigi Donnarumma, Lukaku, De Paul, Romero, Ribery, Hakimi dhe Buffon, por që në fakt ka mirëpritur kampionë të rinj dhe mbi të gjitha ka gjetur kampionë të mëdhenj në stol si Massimiliano Allegri te Juventus, Maurizio Sarri te Lazio, José Mourinho i cili me Romën kërkon të jetë protagonist dhe Luciano Spalletti te Napoli i cili kthehet të drejtojë pas dy vitesh mungesë. Do të jetë kampionati i Empolit, Salernitanës dhe Venecias që këtë sezon janë bërë pjesë e elitës.

Me shpresën se një nga momentet më të vështira në historinë e kohës së fundit do të marrë fund, kthimi i tifozëve në stadiume, megjithëse në një masë më të vogël për momentin, do të përfaqësojë jo vetëm risinë më të bukur dhe të pritur, por edhe ndjenjën e kthimit në normalitet.Sipas shumë specialistëve, ky kampionat është më i balancuari dhe deri më tani nuk ka ndonjë skuadër favorite që mund të synojë titullin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter juventus milan serie a inter juventus milan serie a

Sondazh

Poll