Sport

Nuk është në planet e Barcelonës, mesfushori Pjanic mund të rikthehet në Seria A

21 Gusht 2021, 09:13 Nga DOSJA
Nuk është në planet e Barcelonës, mesfushori Pjanic mund

SPANJE– Miralem Pjanic dëshiron një rikthim në Seria A. Mesfushori ka luajtur më parë tek Juventus ku më pas u shkëmbye kokë më kokë me Arthur duke kaluar tek Barcelona.

Tek ekipi katalanas nuk arriti të siguronte një vend titullari pasi nuk ishte në planet e trajnerit Koeman.

Tani mesfushori kërkon një rikthim në kampionatin Italian por këtë herë mund të përfundojë tek Fiorentina ose Roma dhe jo më tek Juventus.

‘’Gazzetta Dello Sport’’ raporton se Fiorentina është ekipi më i interesuar për Pjanic, por mesfushorin e tërheq edhe ideja për të punuar me Mourinhon tek Roma.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport miralem pjanic seria a miralem pjanic seria a

Sondazh

Poll