Sport

Inter sakrifikon Sanchezin, gati ofensiva e zikaltërve për lojtarin e Napolit

21 Gusht 2021, 11:12 Nga DOSJA
Inter sakrifikon Sanchezin, gati ofensiva e zikaltërve për lojtarin e

Inter po kërkon edhe një sulmues tjetër pas afrimit të Dzekos. Në ambientin zikaltër qarkullojnë disa emra si Thuram, Zapata apo Correa.

Por një ëndërr e drejtorit sportiv të Interit mbetet sulmuesi i Napolit, Lorenco Insigne. Zikaltërit kanë tentuar edhe më parë ta transferojnë në ‘’San Siro’’ por pa sukses. Këtë herë Interi ka menduar të përfshijë edhe një lojtar në tratativa. Sipas ‘’Corriere Dello Sport’’ zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Sanchezit si dhe 15 milionë euro për Insignen.

Por presidenti i Napolit, De Laurentis nuk ulet nga kërkesa e tij prej 30 milionë eurosh për sulmuesin. E vështirë duket për Interin për të bindur presidentin e Napolit por Marotta shpreson të bëjë një surprizë në minutat e fundit.

(E.GJ/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport correa thuram zapata correa thuram zapata

Sondazh

Poll