Sport

VIDEO / Vajzat e Vllaznisë të pandalshme në Championes League

21 Gusht 2021, 09:36 Nga DOSJA
VIDEO / Vajzat e Vllaznisë të pandalshme në Championes League

HUNGARI – Vllaznia e femrave ka arritur mbërmjen e djeshme të përsërisë suksesin e madh të kualifikimit në raundin final të turneut eliminator të Champions League. Përballë vajzave shkodrane këtë herë ishin hungarezet e Ferencvarosi, të cilat iu dorëzuan penalltive në fund të ndeshjes.

Koha e rregullt u mbyll me shifrat 0-0, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe në shtesa dhe u desh goditja e penalltive për të vendosur fituesin. Portierja Ana Rosa, e ardhur së fundmi në Shkodër, ishte heroina e kësaj ndeshje.

Ajo priti dy penallti, ndërsa një të tretë lojtaret hungareze e nxorën jashtë. Për shkodranet u treguan të sakta Gjini, Franja dhe Berisha, duke i dhënë një tjetër sukses të rëndësishëm klubit shkdoran dhe futbollit të femrave në vendin tonë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll