Sport

Ankandi: 85 mijë euro, fanela e Zizou në finalen e Botërorit ‘Francë 1998’!

21 Gusht 2021, 11:07 Nga DOSJA
Ankandi: 85 mijë euro, fanela e Zizou në finalen e Botërorit

FRANCE – Didier Deschamps ka folur për dështimin e Francës në kampionatin e fundit europian. Dhe më shumë se dikush, ai beson se është koha për garën e stafetave me Zinedin Zidane, pa angazhime.

Kombëtarja është në fatin e ish-trajnerit të Real Madridit, por për të rishikuar emrin e tij të kombinuar me fanelën e Francës, nuk mjafton të shfletosh albumin e kujtimeve, nëse ke 85 mijë euro për të paguar.

Ky është çmimi i paguar nga një koleksionist për fanelën origjinale të Zinedine Zidane, në finalen e Kupës së Botës më 1998. Kampionët e Francës mposhtën me një 3-0 të qartë Brazilin.

Për të paguar fanelën, siç është raportuar nga ‘Mundo Deportivo’, është paraqitur një koleksionist anonim. Jo shumë, për ata që kanë mundësi, të kenë fanelën origjinale “Brazil-Francë, 12-07-98”, e cila ka fiksuar ditën kur transalpinët u bënë kampionë të botës për herë të parë.

Nëse shtojmë, se në atë ndeshje Zizou shënoi dy herë, duke hyrë në legjendë, dhe praktikisht duke marrë edhe ‘Topin e Artë’ me forcë, kuptojmë se si numri 10 në fjalë, ishte padyshim tërheqës si një pasuri. Edhe nëse ka një “por”.

Sepse me kërkesë të shtëpisë së ankandeve, FIFA verifikoi se fanelë është origjinale, e krijuar për finalen e Francës ’98, por që nuk ka siguri, në faktin se ajo u përdor në të vërtetë në pjesën e parë të ndeshjes nga ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit, Zinedin Zidan.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 85 mijë euro për të paguar didier deschamps real madridit zinedin zidane 85 mijë euro për të paguar didier deschamps real madridit zinedin zidane

Sondazh

Poll