Sport

U shfaq për herë të parë pa syze, ja pse Klopp nuk i mban më ato

21 Gusht 2021, 08:48 Nga DOSJA
U shfaq për herë të parë pa syze, ja pse Klopp nuk i mban

ANGLI– Liverpooli e nisi mjaft mirë kampionatin me një fitore bindëse 3-0 kundër Norëich. Por vëmendjen duket se nuk e ka marrë fitorja e të kuqve por trajneri Jurgen Klopp.

Tifozët janë mësuar me pamjen thuajse çdo herë identike të strategut gjerman, një kapele, tuta sportive dhe syzet e tij.

Por këtë herë Klopp i befasoi të gjithë teksa e shfaq pa syzet e tij duke drejtuar ekipin.

Një burim pranë Liverpoolit tregon arsyen e mungesës së syzeve të Kloppit. ‘’Ai bëri një trajtim të vogël në sy i cili shkoi me sukses. Tani ai nuk ka nevojë të mbajë syze gjatë gjithë kohës, por mund ti mbajë ato herë pas here’’,-është shprehur burimi për mediat britanike.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport jurgen kloop jurgen kloop

Sondazh

Poll