Politike

Kongresmeni amerikan në Tiranë! Takohet me Yuri Kim, lajm i mirë: NATO investon 58 mln dollarë në Bazën e Kuçovës

21 Gusht 2021, 07:55 Nga DOSJA
Kongresmeni amerikan në Tiranë! Takohet me Yuri Kim, lajm i mirë:

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka pritur në takim kongresmenin amerikan, me të cilin vizituan dhe bazën ajrore të Kuçovës, në të cilën NATO do të investojë 58 milionë dollarë për modernizimin e saj. Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley, i cili ishte për një vizitë dy ditore në vendin tonë më 18 dhe 19 gusht.

Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s’, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-se.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mike quigley yuri kim mike quigley yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 20 Gusht 2021, 16:31

TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e ministrave të NATO-s për strehimin e afganëve. Sipas njoftimit nga...