Politike

Studentët u nxorrën nga konviktet për të pritur afganët, Rama ‘shënjestron’ PD-në: Shpifje e ulët, ajo dorë

19 Gusht 2021, 14:23 Nga DOSJA
Studentët u nxorrën nga konviktet për të pritur

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mohuar se studentët janë nxjerrë jashtë ambienteve të konvikteve të Qytetit Studenti në mënyrë që ambientet të përgatiteshin për pritjen e emigrantëve afganë. Edhe pse fotot e publikuara në të gjithë mediat, treguan studentët që largoheshin të përlotur me valixhe në duar, Rama e cilëson këtë lajm si një shpifje.

Në një status në Twitter, Kreu i Qeverisë shkruan se kjo dorë që bën këto shpifje është turpi i Shqiptarisë, duke nënkuptuar Partinë Demokratike.

“Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikimi i të drejtës së dorës që para 30 vjetësh ka vulosur ngjarje më të zeza të prodhuesit shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë,”- shkruan Rama.

Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë

— Edi Rama (@ediramaal) August 19, 2021

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar se konviktet e QS-së janë liruar për të pritur afganët, por sipas tij studentët janë transferuar në një godinë të vetme. Por, fotot tregojnë një tjetër realitet. Vetëm një ditë më parë në të gjitha rrjetet sociale qarkulluan foto të studentëve me valixhe në duar, të cilët ishin të detyruar të braktisnin konviktet. Një prej tyre ishte edhe një vajzë e ulur në trotuar që fshinte lotët.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 18 Gusht 2021, 14:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sërish pas ankesave të studentëve të cilët janë kaluar në një godinë të vetme konvikti të qytetin Student...