Politike

Shqipëria dha “OK”-n për pritjen e afganëve, Blinken falenderon Ramën: Mirënjohës

19 Gusht 2021, 22:18 Nga DOSJA

TIRANË– Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka falemderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë për të pritur emigrantët afganë në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, Blinken shkruan se i është mirënjohës Ramës që u ka siguruar strehë afganëve.

Faleminderit Edi Rama për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë NATO,”- shkruan Blinken.

DASH njoftoi se Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s bërë Shqipërisë për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s, Sdhe vendimin e Shqipërisë për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë. Sekretari Blinken falënderoi kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona” mbyllet njoftimi nga zëdhënësi i DASH-it.

Në vendin tonë nuk ka mbërritur ende asnjë afgan, pasi avioni me emigrantë ka ngecur në Kabul mes kaosit. Shqipëria ka bërë gjithçka gati dhe pse ende nuk dihet se sa afganë do të vijnë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike antony blinken edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi antony blinken edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 18 Gusht 2021, 14:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sërish pas ankesave të studentëve të cilët janë kaluar në një godinë të vetme konvikti të qytetin Student...