Politike

Rama apel qytetarëve për t’u vaksinuar: Varianti i ri i Covid po shqetëson të gjitha vendet

20 Gusht 2021, 06:46 Nga DOSJA
Rama apel qytetarëve për t’u vaksinuar: Varianti i ri i Covid po

TIRANË-Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët që të vaksinohen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton qytetarët të shfrytëzojnë deri në fund muajin hapur të vaksinimit. Rama shprehet se varianti i ri i Covid po shqetëson të gjitha vendet dhe mënyra për t’u mbrojtur është vaksinimi.

POSTIMI:

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike covid ne shqiperi edi rama covid ne shqiperi edi rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Gusht 2021, 14:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sërish pas ankesave të studentëve të cilët janë kaluar në një godinë të vetme konvikti të qytetin Student...