Politike

PUBLIKON FTESËN/ Safet Gjici hodhi para në valle, drejtori i Kabinetit sqarohet: O portale që i bëni fresk Saliut, Kryebashk

20 Gusht 2021, 13:53 Nga DOSJA
PUBLIKON FTESËN/ Safet Gjici hodhi para në valle, drejtori i Kabinetit

KUKËS– Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës, Granit Gjana ka sqaruar pamjet e publikuara një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha që tregonin kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici teksa hidhte para në dasëm, ndërkohë që vendi është përfshirë nga flakët.

Në një status në profilin e tij në Facebook, teksa mediat që kanë publikuar lajmin për Gjicin që merrte valle i quan ‘portale që i bëjnë fresk Saliut’, Gjana shton se në fakt kryebashkiaku e marton djalin më datë 22 gusht (pasnesër) dhe nuk ka pse të mos gëzojë si prind.

Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës shton më tej se nëse Berisha (fosile dixhitale) ka probleme me fëmijët e tij, që Amerika i vuri vizën e kuqe njëherë e mirë, kjo nuk do të thotë që familjeve të tjera shqiptare të mos u qeshë buza. Ai ka publikuar edhe ftesën e dasmës që ka marrë ku është ftuar çift dhe pritet të jetë present në kompleksin luksoz në autostradën Tiranë-Durrës, “Adorions Palace”.

“Fosiles Dixhitale” i doli punë sot duke u marrë edhe një herë me familjet e qytetarëve të nderuar. Gjithashtu,edhe disa portale që i bëjnë fresk paskan publikuar pa asnjë filter shkrimin e plakut të rrjedhur, që edhe Amerika i ka bërë daljë përfundimisht familjarisht. Të dashur qytetarë, dua të bëj një sqarim publik në respektin tuaj. Kryetari Safet Gjici me 22 gusht ka dasmën e të birit dhe ka një gëzim familjar dhe nuk mund të abuzohet nga një person që ka marrë peng vendin prej 30 vitesh, duke tentuar të mos gëzojë si prind. Nëse Berisha ka probleme me fëmijët e tij, që Amerika i vuri vizën e kuqe njëherë e mirë, kjo nuk do të thotë që familjeve të tjera shqiptare të mos u qeshë buza. Më poshtë, po ju përcjell ftesën për dasmën e djalit të kryetarit Gjici. Është për të ardhur turp, por tashmë nuk habitemi, nga makrabitetet që prodhon Sali Berisha,”- shton Gjana.

Nga të gjithë këto informacione, publiku kuptoi se dasma e djalit të kryebashkiakut Safet Gjici bëhet me datë 22 gusht, por ende janë të paqartë për diçka: Pamjet ku shihej Kryetari i Bashkisë Kukës nga dolën? A janë montazh? A janë bërë më herët?

Gjithsesi, teksa Gjici përgatitet për dasma dhe hedh valle, zjarret në Kukës ku janë regjistruar vatrat më të rrezikshme, sidomos në Majën e Rrunës, i shuan Kosova. Forcat Speciale të Kosovës kanë mbërritur sërish këtë mesditë në Kukës, por me siguri Gjici do t’i ketë shuar deri në mbërritjen e tyre, siç tha dhe herën e kaluar….

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike granit gjana safet gjici granit gjana safet gjici

Sondazh

Poll