Politike

20 Gusht 2021, 16:31 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e ministrave të NATO-s për strehimin e afganëve. Sipas njoftimit nga Ministria, Xhaçka ka shpehur gadishmërinë e Shqipërisë për të pritur mijëra afganë teksa thekson se është e papranueshme mos u ofrohet strehim qytetarëve që punuan për NATO.

Ajo kritikoi vendet e tjera teksa tha se nëse Shqipëria është gati të strehojë afganë, atëhere cili vend anëtar i NATO nuk e bën dot?

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, tha Xhaçka.

Shqipëria është një nga vendet që ka hapur dyert për emigrantët afganë, por ende nuk ka mbërritur asnjë prej tyre.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll