Politike

Shtyrja e vitit shkollor/ Pampuri: Dëshmi e dështimit të qeverisë me mësimin online. Do sjellë boshllëqe të tjera për n

20 Gusht 2021, 10:28 Nga DOSJA
Shtyrja e vitit shkollor/ Pampuri: Dëshmi e dështimit të

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas njoftimit të ministrisë së Arsimit se viti i ri shkollor do të shtyhet me datën 27 shtator. Përmes një njoftimi, ish-deputetja Oriola Pampuri shkruajnë se ky vendim është një dështim i qeverisë pasi do të bëjë që nxënësit të krijojnë boshëllëqe.

POSTIMI:

Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar.Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç’organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorrën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.

Ditën e sotme, ministrja Evis Kushi njoftoi se viti i ri shkollor do të startojë më 27 shtator 2021. Ajo zbuloi se shkolla do të jetë e hapur që me datën 1 shtator, mirëpo nuk do të jetë me detyrim për nxënësit që të jenë të pranishëm. Gjatë datës 1 deri më 17 shtator, mësimi do të jetë plotësues.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike oriola pampuri shtyhet viti i ri shkollor oriola pampuri shtyhet viti i ri shkollor

Sondazh

Poll