Politike

Shënjestroi PD-në si ‘shpifëse’ për nxjerrjen e studentëve nga konviktet, Vokshi i kujton Ramës ‘telenovelën’ e G

19 Gusht 2021, 16:59 Nga DOSJA
Shënjestroi PD-në si ‘shpifëse’ për nxjerrjen e

TIRANË– Partia Demokratike ka reguar pasi kryeministri Edi Rama i konsideroi si shpifës të lajmeve për nxjerrjen e studentëve nga konviktet e Qytetit Studenti, në mënyrë që në këto ambiente të strehohen afganë.

Në një postim në Facebook, deputetja e zgjedhur Albana Vokshi ka publikuar një përmbledhje të historisë së Griselda Roshit, bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Sipas Vokshit, shqiptarët nuk e harrojnë këtë histori dhe se kjo gjë ka qenë një nga shpifjet më të rënda të 30 viteve të fundit që Rama bëri për të penguar liberalizimin e vizave për shqiptarët.

“Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti!”- shkruan Vokshi.

Më herët Rama nënkuptoi se Partia Demokratike qëndronte pas lajmeve për nxjerrjen e studentëve nga konviktet.

Historia e Griseldës, ish-gruas së Elvis Roshit:

Griselda Zaimi u paraqit në Policinë e Tiranës së bashku me Sajmir Roshin, i identifikuar në polici si kunati i 28-vjeçares dhe rrëfeu 7 orët e saj të tmerrit duke treguar me detaje se një natë më parë, më 31 maj 2011, rreth orës 19:00 ishte rrëmbyer nga disa persona. Sipas saj këta persona e kishin rrahur dhe e kishin çuar në një ambient ku ajo kishte lindur fëmijën dhe ia kishin marrë. Pasi e kishin rrahur Griselda pretendoi se pas kësaj autorët e krimit e kishin hedhur në një kanal pranë banesës së bashkëshortit të saj.

Asokohe anëtari i Asamblesë së PS-së, Erion Veliaj, e denoncoi publikisht rastin, duke iu dërguar edhe një letër ambasadorëve lidhur me ngjarjen. Me publikimin e ngjarjes në media, të gjitha instancat e shtetit u ngritën në këmbë për të zbuluar pengmarrësit e Griseldës.  Pas kryerjes së proceduarave ligjore, Prokuroria doli në një deklaratë për shtyp duke pohuar se ngjarja nuk kishte qenë rrëmbim por një trillim i Griseldës. Gjithashtu në raportin mjeko-ligjor shkruhej se Griselda Zaimi nuk mund të mbetej shtatzënë. Kohë më pas vetë ajo e pohoi këtë fakt duke pranuar se gjithçka e kishte bërë pasi kishte marrë vesh faktin që nuk mund të kishte fëmijë, por më pas është shëndoshur e ka përjetuar karakteristika të shtatzënisë.

Aty ajo kishte filluar të besonte se kishte mbetur shtatzënë, duke mos e mbajtur për vete lajmin e bukur. Por edhe shumë kohë më pas (6-7 muaj) kur kuptoi që nuk ishte në pritje të një fëmije ajo nuk ia ka thënë këtë gjë bashkëshortit të saj me frikën se ai do t’i jepte fund lidhjes me asokohe 28-vjeçaren. Griselda ka pohuar se muajin e fundit të shtatzënisë së trilluar për ta bërë sa më reale, Griselda mbente një jastëk nën rroba, të cilin e hoqi në një hotel në Tiranë natën kur pretendoi se ishte rrëmbyer. Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi i dha fund historisë me Griselda Zaimin duke e dërguar vetë në shtëpinë e prindërve të saj.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi edi rama grisleda roshi albana vokshi edi rama grisleda roshi

Sondazh

Poll

Politike 18 Gusht 2021, 14:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sërish pas ankesave të studentëve të cilët janë kaluar në një godinë të vetme konvikti të qytetin Student...