Politike

Protestat/ Zyrtari i OSBE-së “i sinqertë”: Janë të mërzitshme, përbuzim sulmin ndaj Borchardt

3 Qershor 2019, 09:22 Nga DOSJA
Protestat/ Zyrtari i OSBE-së “i sinqertë”: Janë

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një konferencë për shtyp së bashku me Kryetarin e radhës së OSBE-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák.

Në fjalën e tij, Lajčák ka folur për protestat e opozitës në Tiranë dhe sulmin ndaj ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

“Protestat paqësore janë e drejtë themelore e respektuar. Por dallimet duhet të përfaqësohen në parlament. Dhuna është bërë shumë e mërzitshme trazirat heqin çdo shans për dialog. Vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë dhe të pengojë Shqipëri në rrugën e saj për përparim. Duhet kaluar këto dallime. Dua të them se heqja dorë nga mandatet është për të ardhur keq. Opozita ka një rol të rëndësishëm por veprimi i tyre nuk ishte i drejtë. Dhuna ndaj ambasadorit të OSBE ishte e papranueshme, falënderoj qeverinë për masat që ndërmori. I përbuzim sulmet e ndërmarra ndaj ambasadorit të OSBE-së,”- është shprehur Lajcak.

Më pas Lajcak ka folur edhe për bojkotin e zgjedhjeve lokale nga opozita: “Më vjen keq për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ne demokraci duhet diskutuar dhe jo duke bojkotuar zgjedhjet, kjo nuk është rruga e drejtë. Breza të Shqipërisë e kanë ëndërruar zgjedhjet e ndershme dhe janë monitoruar nga OSBE dhe raportet tregojnë se përmbushen zgjedhjet e lira e të ndershme. Prandaj rruga drejtë zgjidhjes opozita duhet të punojë për të përmbushur standardet dhe jo të dal nga Kuvendi”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj miroslav lajčák protestat e opozites tirane gent cakaj miroslav lajčák protestat e opozites tirane

Sondazh

Poll