Aktualitet

Furnizoi me lëndë narkotike një festë me 3 mijë persona, arrestohet shqiptari në Itali, i sekuestohet 0.7 kg drogë që ki

20 Gusht 2021, 21:23 Nga DOSJA
Furnizoi me lëndë narkotike një festë me 3 mijë

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar që jetonte në Novara u kap me 0.7 kilogramë drogë në Toskani të Premten. Ansa.it shkruan se ai gjatë marrjes në pyetje gjithashtu pranoi se kishte furnizuar me një festë 6-ditore të paligjshme me lëndë narkotike.

Sipas policisë droga ishte fshehur në motorin e makinës dhe nën xhamin e përparmë të makinës, ndërkohë që mësohet se shqiptari kishte me vete hashash, kokaine si dhe heroinë. Pas arrestimit ai u dërgua në një paraburgim në zonën e Sienas.

Festa 6 ditore përfundoi ditën e enjte, ndërkohë që qeveria u kritikua shumë për lejimin mbajtjes së kësaj feste në Itali. Mësohet se policia ka identifikuar mbi 3 mijë të pranishëm si dhe mbi 1 mijë makina.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll