Aktualitet

Shqiptarët hapin dyert për afganët: Më ngjethet mishi kur i shikoj…jam nga Tropoja, edhe tek ne të vijnë sa të kenë ne

20 Gusht 2021, 20:34 Nga DOSJA
Shqiptarët hapin dyert për afganët: Më ngjethet mishi kur i

TIRANË–  Afganët që ngjiten nëpër litarë në muret e aeroportit, dhe shqiptarët dikur, që ngjiten nëpër litarë në anije…

“Më ngjethet mishi kur i shikoj këto pamje. Është njësoj si marshimi ynë drejt Italisë dikur”, thotë një qytetare.

Vendi ynë është një nga shtetet, që është ofruar për të pritur afganët, që po largohen nga vendi i tyre për shkak të trazirave.

Por, si po  përcjellin qytetarët këto lajme?

“Ashtu siç na ndodhi ne, që bijtë tanë, njerëzit tanë morën rrugët jashtë, nëpër Itali dhe Greqi, pse të mos i presim edhe ne sot. T’i presim dhe t’i respektojmë. Ne shqiptarët jemi fisnikë, nuk jemi njerëz të egër. Le ta tregojmë mikpritjen dhe bujarinë, le t’ua qajmë hallin që kanë. Po ikin i madh e i vogël nga lufta”, thotë një tjetër qytetar.

“Unë jam pensioniste, nuk kam ambient të madh shtëpie, se do ta kisha mirëpritur një familje edhe në shtëpinë time”.

“Na dridhet mishi kur shikojmë njerëz që bien nga aeroplani, apo turma që i kalojnë fëmijët dorë më dorë dhe i kalojmë matanë gardhit të aeroportit”.

“Jemi njerëz, nuk ka lidhje feja, kultura e ndryshme, duhet të tregojmë njerëzillëk”.

“Unë kam qenë në Greqi emigrant për 12 vjet. Me dhjetëra herë kam ikur në këmbë malit dhe kam kërkuar bukë e ujë. Edhe ne si afganët kemi qenë, madje më keq dikur. Ne shqiptarët kemi shprehjen e bukur “Bukë e kripë e zemër”. T’i mirëpresim, madje më mirë se ç’na priti në bota dikur”.

“Jam nga Tropoja. Po lexoja në Facebook që janë ofruar edhe qytete të tjera si Kukësi e Tropoja për të strehuar afganët, për sa kohë ata kanë nevojë”.

“Historia përsërit, le t’i trajtojmë siç na trajtuan ne dikur. Unë kam vëllanë që emigroi dikur me anije, duke u kacavjerrë dhe duke rrezikuar edhe jetën. Ata tani kanë nevojë. Le t’u japim mundësinë, që ta njohin afganët dhe bota, mikpritjen e shqiptarit”.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 18:56

ELBASAN– 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar janë pezulluar pasditen e sotme, gjatë 12 orëve kontroll në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan...

Aktualitet 20 Gusht 2021, 17:47

TIRANË– Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë. Nga një burim në dijeni të organizimit ...