SHISH publikon raportin: Brenda prokurorive e gjykatave ka njerëz të korruptuar, bashkëpunojnë në veprimtari të kundërlig
20 Gusht 2021, 19:20Nga DOSJA
TIRANË– Agjentët e SHISH në terren kanë mundur të sigurojnë informacione se gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar të pa përballur ende me Vettingun, vijojnë pa u ndalur aferat korruptive.
Këto informacione nga terreni i kanë kaluar Departamentit të Analizës në SHISH, nga ku janë hapur dosje të veçanta të cilat do ti kalojnë organeve të Vetingut dhe SPAK, nëse këta njerëz të drejtësisë do të kenë kurajën të skanohen për pastërtinë e figurës dhe kriterin profesional. Inteligjenca shqiptare në raportin publik për vitin 2020 mbërrin në këtë përfundim.
“Edhe gjatë kësaj periudhe, korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore, ku konstatohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët. Në sistemin e drejtësisë, punonjës të veçantë (prokurori/gjykata), janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të shfaqur në forma si: ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe ndërveprimit korruptiv, me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit, nëpërmjet ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie ose duke aplikuar dhënien e dënimit alternativ”.Për korrupsionin në drejtësi të atyre që kryeministri Edi Rama i ka etiketuar si “Korporata KCK” SHISH ndan me publikun këtë informacion.
“Elementë të veçantë të këtij sistemi, të cilët janë në proces verifikimi të pastërtisë së figurës në kuadër të procesit të Vettingut, po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal, duke shpërdoruar detyrën kundrejt ndërveprimit korruptiv, nëpërmjet dhënies së vendimeve gjyqësore në kundërshtim me parashikimet e akteve ligjore në fuqi”.
Megjithëse SHISH mban një profil të ulët të aktivitetit gjurmues e fakt-mbledhës në terren, në shumë raste informacionet dërguara Drejtorisë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, kanë shërbyer për të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë jo pak gjyqtarë e prokurorë.
TIRANË– Efektivi i forcave RENEA Rael Luli, i cili u vu në pranga bashkë me katër persona që shpërndanin lëndë narkotike, prezantohej si oficer i SHÇ...
Aktualitet20 Gusht 2021, 18:56
ELBASAN– 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar janë pezulluar pasditen e sotme, gjatë 12 orëve kontroll në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan...
Aktualitet20 Gusht 2021, 17:47
TIRANË– Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë. Nga një burim në dijeni të organizimit ...
DIBËR– Gazetari Enver Doçi ka përjetuar një tmerr nga infektimi me Covid-19, sëmundje që i mori të atin dhe i torturoi familjen për më shumë se dy j...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se zjarret në Shqipëri nuk i rrezikojnë banesat. Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ...
SHKODËR– Kastriot Musa, i dënua nga Apeli i Shkodrës më 7 vite burg për prostitucion, e ka quajtur absurd vendimet e gjykatës. Teksa hedh poshtë të g...
SHKODËR– Pas vendimit të gjykatës së Apelit Shkodër që dënoi me 14 vite burg Frederik Totën për “shfrytëzim prostitucioni” dhe me 8 vite burg Sonila ...
HIMARË– Zjarri në Himarë vijon të jetë aktiv që nga orët e mbrëmjes së kaluar. Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë se i gjithë mali mbi Himarë duket i m...
KUKËS– Fotoja që po shikoni tregon disa efektivë policie që së bashku me vullnetarët, janë ulur të qetësohen në një zonë me bar, pasi kanë shuar zjarret. N...
LEZHË– Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në superstradën ...