Aktualitet

Arrestimi i efektivit të RENEA-ve dhe grupit të trafikantëve, SHÇBA publikon njoftimin zyrtar: Grupi vepronte në 5 zona

20 Gusht 2021, 20:46 Nga DOSJA
Arrestimi i efektivit të RENEA-ve dhe grupit të trafikantëve,

TIRANË– Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë ka publikuar njoftimin xyrtar për operacionin e zhvilluar pasditen e sotme tek zona e ish-Parkut të Autobusëve.

Në njoftim, SHÇBA bën me dije se në pranga është vënë Rael Luli, 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA dhe katër të tjerë me inicialet  J.L., 30 vjeç; G.H., 26 vjeç; G.S., 27 vjeç dhe E.S., 26 vjeç.

Aktualisht kontrolli vijon ende në banesat etyre, ndërkohë që bëhet me dije se tëronjtë vepronin në pesë zona: në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet të Nxënësve.

Njoftimi zyrtar: SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqëruar në kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen operacionale të DVP Tiranë, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.
Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
Ata janë:
– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
– J.L., 30 vjeç;
– G.H., 26 vjeç;

– G.S., 27 vjeç;
– E.S., 26 vjeç.
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet të Nxënësve. Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media. SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër  0800 90 90.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aoperacion antidroge ne tirane aoperacion antidroge ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 18:56

ELBASAN– 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar janë pezulluar pasditen e sotme, gjatë 12 orëve kontroll në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan...

Aktualitet 20 Gusht 2021, 17:47

TIRANË– Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë. Nga një burim në dijeni të organizimit ...