Aktualitet

EMRAT + DETAJE/ SHÇBA arreston efektivin e RENEA-ve në Tiranë, Luli drejtonte rrjetin e narkotrafikut tek ish-Parku, prangose

20 Gusht 2021, 18:34 Nga DOSJA
EMRAT + DETAJE/ SHÇBA arreston efektivin e RENEA-ve në Tiranë,

TIRANË– Pesë persona, mes tyre edhe Rael Luli, një efektiv i forcave RENEA të grupit që operon në Tiranë janë vënë në pranga pasditen e sotme në Tiranë, në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë.

Mësohet se prangosja e pesë personave është bërë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Oficerët e SHÇBA-së kanë pasur informacione se në këtë zonë operonin shpërndarës drogërash dhe në Kombinat gjithashtu, Misto Mame, Yzberisht e Qytet të Nxënësve.

Për pasojë, oficerët kanë shkuar dhe kanë ushtruar kontrolle në disa banesa të kësaj zone të kryeqytetit, ku kanë gjetur e sekuestruar gjysmë kilogramë kokainë, rreth 700 gr kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje, armë, municione luftarake, farë canabis sativa, pilula të llojit ekstazi.

Aty janë kapur katër trafikantët dhe efektivi i forcave RENEA, Rael Luli, që akuzohet se drejtonte rrjetin e trafikantëve. Të arrestuarit e tjerë janë: Jurgen Vaid Luli, Gertja Harapi, Gevi Spahia, Ergi Sala, ndërsa në krye të grupit qëndronte efektivi i forcave RENEA, Rael Rajmond Luli, 27 vjeç që prezantohej si oficer i SHÇBA-ve. Operacioni i nisur pasditen e sotme është ende në vijim, pasi po kryhen kontrolle në banesa të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë vihen në pranga persona që merren me shpërndarje të lëndëve narkotike. Më 17 qershor u godit një grup tjetër narkotrafikësh që jetonin tek ish-Parku i Autobusëve. Hetimi kishte nisur një vit më parë dhe në pranga ranë 12 persona, pas ankesave të banorëve se në zonë shitej drogë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aoperacion antidroge ne tirane arrestohet rael luli rael luli aoperacion antidroge ne tirane arrestohet rael luli rael luli

Sondazh

Poll