Aktualitet

Fluks automjetesh në pikat kufitare me Greqinë paraditë, Konsullata shqiptare u bënë thirrje emigrantëve: Konsideroni të

20 Gusht 2021, 21:04 Nga DOSJA
Fluks automjetesh në pikat kufitare me Greqinë paraditë,

SELANIK- Konsullata shqiptare në Greqi u ka bërë thirrje emigrantëve që shkojnë në Greqi pas pushimeve në vendin e tyre të marrin ën konsideratë kthimin në orët e pasditës. Në një postim në Facebook, konsullata shkruan se në periudhën e paraditës në pikat kufitare ka shumë fluks automjetesh për të kaluar kufirin, ndërkohë që situata pasdite sipas konsullatës është shumë ndryshe pasi nuk ka trafik.

Postimi i plotë:

NJOFTIM Të nderuar qytetarë. Gjatë ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka patur një fluks të shtuar të kalimeve nga Shqipëria në Greqi të qytetarëve që kthehen nga pushimet. Nisur nga ky fakt Konsulli i Përgjithshëm z. Arqile Sota sot, më datë 20 gusht, ishte prezent gjatë gjithë ditës dhe u takua me autoritetet greke dhe shqiptare të kufirit si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit të Korçës. Nga konstatimet rezulton se ky fluks i kalimeve kufitare, gjë që shkakton radhë dhe pritje, ndodh vetëm në orët e para të paradites. Mbas orës 12.00-13.00 dhe në vijim, gjatë pasdites, në Pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nuk ka as radhë as pritje siç duket edhe në fotot e mëposhtme. Sa më sipër ju bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin në konsideratë dhe të vlerësojnë kthimin në Greqi edhe në oraret e pasdites për të mos krijuar radhë dhe për të mos pritur gjatë për të kaluar kufirin. Faleminderit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fluks ne pikat kufitare pikat kufitare me greqinë fluks ne pikat kufitare pikat kufitare me greqinë

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 18:56

ELBASAN– 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar janë pezulluar pasditen e sotme, gjatë 12 orëve kontroll në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan...

Aktualitet 20 Gusht 2021, 17:47

TIRANË– Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë. Nga një burim në dijeni të organizimit ...