Aktualitet

Afganët do u bëjnë ‘sehir’ nga hoteli me 5 yje, qytetarët e Beratit: Më mirë të mos lëvizin nëpër qytet se s’i n

20 Gusht 2021, 19:27 Nga DOSJA
Afganët do u bëjnë ‘sehir’ nga hoteli me 5 yje,

BERAT– Qytetarët e Beratit u kanë hapur krahët afganëve që pritet të shkojnë në këtë zonë të Shqipërisë ku do të strehohen në një hotel me 5 yje në qendër të qytetit. Për Top-Channel qytetarët thonë se qeveria me siguri i ka marrë masat, pasi nuk dëshrion që t’i bëjë dëm popullit.

“Mendimi im është të mos lëvizin nëpër qytet, se nuk i njohim, të rrinë sipas rregullave”, tha banori.

 “Po qeveria normalisht që i kontrollon, nuk ia do të keqen popullit”, tha banorja.

 ”Po pse mos të vijnë ne kur patëm nevojë na ndihmuan  shtetet e tjera”, tha banori.

 “S’jam as pro as kundër, të na plotësojnë kushtet ne një herë”, tha banori. 

 Procesi i strehimit të afganëve po shoqërohet me mungesë informacioni si nga pushteti qendror ashtu dhe ai lokal si për numrin e tyre, kohën e qëndrimit, moshën, gjininë apo shkollimin e tyre. Shipëria ka përgatitur strukturat prej ditësh, por ende nuk ka mbërritur asnjë afgan në vendin tonë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat evakuimi i afganëve ne shqiperi berat evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 18:56

ELBASAN– 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar janë pezulluar pasditen e sotme, gjatë 12 orëve kontroll në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan...

Aktualitet 20 Gusht 2021, 17:47

TIRANË– Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë. Nga një burim në dijeni të organizimit ...