Aktualitet

Sot u emërua shefi i ri! Bie një tjetër zjarr në Gjirokastër, merr flakë magazina me ushqime për shkak të një shkarkese

20 Gusht 2021, 20:30 Nga DOSJA
Sot u emërua shefi i ri! Bie një tjetër zjarr në

GJIROKASTËR– Një magazinë me ushqime ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, duke ‘ndezur’ kështu dhe ditën e parë të punës së shefit të ri të zjarrfikëses së në  qytet, Pëllumb Shalari.

Mësohet se një shkarkesë elektrike në kutinë shpërndarëse të linjës së energjisë elektrike, ka shkaktuar zjarr në një magazinë ushqimore në qytetin e Gjirokastrës. Magazina rezulton të jetë në pronësi të Kristaq Pirpos dhe Aleko Lengos.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin dhe fikjen e zjarrit. Pranë kësaj magazine ndodheshin dhe dy banesa që rrezikonin të digjeshin.

Pëllumb Shalari u emërua shef i zjarrfikësve të Gjirokastrës ditën e sotme, pas shkarkimit të Kujtim Bizhgës. Dy viktimat e vetme në Shqipëri për shkak të situatës së zjarreve, Andrea dhe Tatjana Haxhiaj sollën shkarkimin e Bizhgës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne gjirokaster zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 18:56

ELBASAN– 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar janë pezulluar pasditen e sotme, gjatë 12 orëve kontroll në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan...

Aktualitet 20 Gusht 2021, 17:47

TIRANË– Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë. Nga një burim në dijeni të organizimit ...