Politike

Braçe “fshikullon” Berishën: 30 vjet i njëjti kriminel që përvëloi jetën e dy brezave, tani ligj dhe drejtësi

3 Qershor 2019, 08:36 Nga DOSJA
Braçe “fshikullon” Berishën: 30 vjet i njëjti

TIRANË- Zv.kryeministri Erjon Braçe ka sulmuar me tone të ashpra ish kryeministrin Sali Berisha ndaj dhunës së ushtruar mbrëmjen e djeshme në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Në një postim në twtter Braçe shkruan se për 30 vite me radhë, ky njeri kriminel ka përvëluar jetën e dy brezave dhe tashmë ka ardhur koha të përballet me drejtësinë.

Postimi i plotë i Erjon Braçes:

30 vjet një kriminel, 30 vjet një parti në krim,

30 vjet dhunë, vrasje, destabilizim, sulm mbi institucionet,

30 vjet i njëjti qëllim: Pushteti me dhunë!

30 vjet dhe i njëjti kriminel,

I përvëloi jetën dy brezave:

Prindërve dhe fëmijëve që lindën në 1990-tën e që sot janë 29 vjeç!

Boll më,

Jepini fund me ligj e drejtesi!

Sulmi i sotem mbi Policine e Shtetit ishte sulm per te vrare, marr jete!

Shiheni ne foto!

 

do sulm per te vrare duhet hetuar e ndeshkuar ne menyre shembullore,

me forcen e maksimumin e ligjit;

Jo ndaj kalamajve qe u perdoren por

ndaj vrasesve te vertete,

patjeter urdherdhenesve politike!

Respekt pafund per Policine e Shtetit,

cdo drejtues e cdo polic te perfshire ne

mbrojtje te ligjit e rendit publik e kushtetues!

Tani ligj dhe drejtësi!

Opozita e bashkuar 3 orë tym e flakë në protestën e djeshme para parlamentit. 10 persona mbetwn tw plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. (Lexo këtu)Basha paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë mungoi Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erjon brace protesta e opozites 2 qershor 2019 sali berisha erjon brace protesta e opozites 2 qershor 2019 sali berisha

Sondazh

Poll