Aktualitet

I ati i vdiq! Tmerri që ka përjetuar gazetari Enver Doçi mes valës së variantit DELTA, përfundoi në spital me shtatë fam

20 Gusht 2021, 17:53 Nga DOSJA
I ati i vdiq! Tmerri që ka përjetuar gazetari Enver Doçi mes

DIBËR– Gazetari Enver Doçi ka përjetuar një tmerr nga infektimi me Covid-19, sëmundje që i mori të atin dhe i torturoi familjen për më shumë se dy javë. Mësohet se tetë anëtarë të familjes Doçi kanë qenë të prekur me Covid-19, mes tyre dhe nipi që ishte vetëm 2 vjeç.

Të gjithë shkonin në spital për tu mjekuar dhe për marrë ndihmën e nevojshme, por aty thirreshin si ‘familja e covid-it’. Për 15 ditë me radhë, Enver Doçi dhe të afërmit e tij kanë qenë mes jetës dhe vdekjes, nga temperature dh simptomat e koronavirusit.

Vetëm një pjestar i familjes edhe pse ishte i prekur dhe sëmurë, mundohej që tu shërbente të tjerëve që ishin akoma më shumë sëmurë se ai. Më i forti ndër pjestarët e familjes ishte kryefamiljari, babai i gazetari që mundohej tu shërbente të tjerëve duke u dhënë ujë, por sëmundja e mori brenda pesë ditëve të para.

Kjo histori vjen kur në Shqipëri ka shpërthyer një tjetër valë të infektuarish për shkak të Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy persona të tjerë dhe janë regjistruar 535 qytetarë me Covid-19. Në total në vendin tonë kanë humbur jetën 2 mijë e 475 persona. 4 mijë e 615 janë të sëmurë aktivë dhe 131 mijë e 42 qytetarë janë shëruar. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enver doçi familja e enver docit me covid-19 enver doçi familja e enver docit me covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 16:24

TIRANË– Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar udhëtarët që duan të udhëtojnë me avion drejt Italisë dhe Greqisë, se 24 orë para udhëtimit, e...