Aktualitet

Zjarret aktive në vend, Peleshi: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

20 Gusht 2021, 17:37 Nga DOSJA
Zjarret aktive në vend, Peleshi: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se zjarret në Shqipëri nuk i rrezikojnë banesat.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se veç ndërhyrjes nga ajri, Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë punën në terren për eliminimin e plotë të vatrave.

“Zjarret vijojnë të mbeten aktive në vend, por të gjitha janë nën kontroll të plotë dhe pa rrezik për zonat e banuara. Veç ndërhyrjes nga ajri, Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë punën në terren për eliminimin e plotë të vatrave. Megjithatë, roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor,”- shkruan Peleshi.

LAJM KRYESOR: Zjarret në Shqipëri/ Maja e Rrunës nën ‘pushtetin’ e flakëve, kërkohet ndërhyrja nga ajri, situata problematike dhe në Himarë

 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi zjarret ne shqiperi niko peleshi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 16:24

TIRANË– Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar udhëtarët që duan të udhëtojnë me avion drejt Italisë dhe Greqisë, se 24 orë para udhëtimit, e...