TIRANË– Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë. Nga një burim në dijeni të organizimit të pritjes, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar se të gjithë afganëve që do të vijnë në Shqipëri do t’u ofrohet mundësia e aplikimit si mundësi e parë azil politik.
Kjo për të përmbushur ligjet në fuqi të shtetit shqiptarë që kërkon detyrimisht aplikimin për leje qëndrimi në vendin tonë bazuar në nenin 33 të konventës së Gjenevës për refugjatët. Do të jetë Ministria e Brendshme përmes Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit të përfshira në këtë proces.
Top Channel mëson se ka edhe një arsye tjetër përse afganëve do t’u ofrohet azil politik në vendin tonë. Kjo lidhet me faktin se mund të ketë nga atë të cilët nuk përmbushin kriteret për marrjen e vizës së posaçme SIV, pas procesimit të aplikimit nga nëpunësit e ambasadës amerikane.
Afganëve që pritet të vijnë në vendin tonë do t’u duhet të provojnë para autoriteteve amerikane vizë-lëshuese bashkëpunimin me ushtrinë amerikane apo NATO-n në Afganistan. Mbetet ende e paqartë se kur avioni ushtarak amerikan do të sjellë në Rinas kontigjentin e parë të afganëve që Shqipëria do të mik-presë.
Autoritetet shqiptare besojnë se gjatë mbrëmjes e të premtes mund të niset një avion drejt Tiranës por asgjë nuk është e sigurt. Sakaq gjatë kësaj të premteje nga aeroporti Kabulit ka vijuar evakuimi. Të tërhequrit nga Afganistani janë shtetas amerikanë, afganë që kanë pasur viza amerikane dhe ata që vlerësohen bashkëpunëtorë të një niveli të lartë e me rëndësi për SHBA-në.
DIBËR– Gazetari Enver Doçi ka përjetuar një tmerr nga infektimi me Covid-19, sëmundje që i mori të atin dhe i torturoi familjen për më shumë se dy j...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se zjarret në Shqipëri nuk i rrezikojnë banesat. Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ...
SHKODËR– Kastriot Musa, i dënua nga Apeli i Shkodrës më 7 vite burg për prostitucion, e ka quajtur absurd vendimet e gjykatës. Teksa hedh poshtë të g...
SHKODËR– Pas vendimit të gjykatës së Apelit Shkodër që dënoi me 14 vite burg Frederik Totën për “shfrytëzim prostitucioni” dhe me 8 vite burg Sonila ...
HIMARË– Zjarri në Himarë vijon të jetë aktiv që nga orët e mbrëmjes së kaluar. Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë se i gjithë mali mbi Himarë duket i m...
KUKËS– Fotoja që po shikoni tregon disa efektivë policie që së bashku me vullnetarët, janë ulur të qetësohen në një zonë me bar, pasi kanë shuar zjarret. N...
LEZHË– Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në superstradën ...
Aktualitet20 Gusht 2021, 16:24
TIRANË– Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar udhëtarët që duan të udhëtojnë me avion drejt Italisë dhe Greqisë, se 24 orë para udhëtimit, e...
ELBASAN-Pak plazh lumor dhe pak peshkim është një mënyrë ideale për të kaluar ditët e nxehta të verës sidomos për ata që nuk duan t’i ndahen traditës. Sot janë ...