Politike

Pas protestës, Basha i prerë: Nuk do të bëjmë asnjë hap pas

3 Qershor 2019, 08:14 Nga DOSJA
Pas protestës, Basha i prerë: Nuk do të bëjmë

TIRANË– Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës. Ai thekson se nuk do të bëjnë asnjë hap pas për rrugën e një shteti ligjor.

“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.”, shprehet ai.

Reagimi:

Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas! #8Qershor #ShqipëriasiEuropa

Protesta e djeshme e opozitës zgjati 3 orë ku pati tym dhe flakë. 10 persona u plagosën. mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha  dje paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Ndërkohë nga policia janë arrestuar 42 persona dhe 19 të tjerë janë shoqëruar.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha i prerë protesta e opozites 2 qershor 2019 lulzim basha i prerë protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll