Politike

Dje tha 1 mijë! Rama ndryshon shifrat, sot për mediat italiane: Vijnë 3 mijë afganë në Shqipëri

19 Gusht 2021, 11:42 Nga DOSJA
Dje tha 1 mijë! Rama ndryshon shifrat, sot për mediat italiane:

ITALI– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zbuluar për median italiane se në vend do të mbërrijnë 3 mijë afganë. Kjo shifër është më e lartë se ajo që tha ditën e djeshme për mediat spanjolle, aty ku tha se do të vijnë 1 mijë.

“Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz “, shpjegon Rama.“Nuk dua t’i jap mësime askujt, e lëre më Italisë, me të cilën jam shumë e lidhur. Por unë them se mirëpritja është detyra jonë . Sepse mbaj mend se çfarë ishte për ne shqiptarët. Mbaj mend luftën, mbaj mend Millosheviqin, refugjatët, vdekjen, torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot”.

Kryeministri dha edhe një mesazh për këdo që refuzon afganët duke thënë: “Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kemi ende kujtime të saj. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”.

Shqipëria është gati që të presë në vend 300 afganët e parë! Prej dy ditësh në media raportohet se afganët do mbërrijnë nga momenti në moment, mirëpo grupi i parë nuk është nisur ende nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 18 Gusht 2021, 14:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sërish pas ankesave të studentëve të cilët janë kaluar në një godinë të vetme konvikti të qytetin Student...