Sport

Reja: “Shqiptarët më duan, kjo është një aventurë shumë e bukur”

20 Gusht 2021, 11:03 Nga DOSJA
Reja: “Shqiptarët më duan, kjo është një

ITALI – Pas disa muajsh pushime, përfaqësuesja kuqezi do të rikthehet të grumbullohet për 3 ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Katar2022”.

Kuqezinjtë përballen me Poloninë në transfertën e 2 shtatorit e më pas presim Hungarinë dhe San Marinon respektivisht në datat 5 dhe 8 shtator. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, shpreson që përfaqësuesja shqiptare të nisë një seri rezultatesh pozitive dhe të konfirmojë progresin e arritur në edicionin e fundit të Nations League.

Në një intervistë dhënë për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”, trajneri i kuqezinjve ka komentuar zhvillimet në Serinë B italiane, si edhe ka folur për objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore dhe thekson se pret një seri rezultatesh pozitive nga skuadra.

“Javën e ardhshme do të kthehem në Shqipëri. Për mua është një aventurë shumë e bukur dhe shqiptarët më duan. Edhe këtu në Grado, ku ndodhem për të kaluar disa ditë plazh, kam takuar shumë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe më kanë komplimentuar për rezultatet e arritura me Kombëtaren kuqezi.

Aktualisht po punojmë në disa drejtime njëkohësisht. Së bashku me bashkëpunëtorët kemi organizuar disa kurse për formimin e përgatitësve atletikë dhe mjekëve sportivë”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2021, 10:56

Renato Arapi heq uniformën vesh kostumin

DURRES – Renato Arapi vetëm dy ditë më parë njoftoi mbylljen e karrierës së tij të luajtur si futbollist dhe këtë gjë e bëri me skuadrën e vendlindjes së ...

Sport 20 Gusht 2021, 09:45

“San Siro” rihapet pas 556 ditësh…

ITALI – Tempujt e futbollit do të rihapen në këtë sezon dhe mjafton kaq për të të mbushur zemrën. Kampionët e Italisë do të kenë mundësinë të debutojnë me...