Bota

Edhe pse përdoren të njëjtat vaksina, BE njeh certifikatën dixhitale Covid-19 të Turqisë e Maqedonisë, por jo të Shqipë

20 Gusht 2021, 11:24 Nga DOSJA
Edhe pse përdoren të njëjtat vaksina, BE njeh certifikatën

BRUKSEL– Komisioni Evropian ka vendosur të njohë ditën e djeshme çërtifikatën e vaksinimit të Maqedonisë së Veriut, më heret ka pranuar edhe të Turqisë dhe Ukrainës. Edhe pse Shqipëria ka përdorur të njëjtat vaksina si këto shtete nuk njihet nga sistemi dixhital i Bashkimit Evropian.

Certifikata e vaksinës në fjalë përmban informacione të ndryshme si emri, mbiemri, numri i identitetit TR, data e lindjes, llojet e vaksinave të administruara, prodhuesit dhe datat e vaksinimit. Vaksina që ka përdorur masivisht Turqia për imunizimin e popullsisë  është Coronavac, e cila është përdorur masivisht edhe në vendin tonë.

Por në një kohë që prej datës 20 gusht shtetasit turq të vaksinuar me këtë vaksinë mund të lëvizin në Bashkimin e Europian, shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze e kanë të pamundur të lëvizin pas një test PCR që vërtetojnë se janë të pa infektuar. Kjo, pavarësisht se shqiptarët përdorin të njëjtat vaksina si turqit, por edhe Pfizer e Astrazeneca, të cilat njihen nga BE.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota certifikata dixhitale vaksinimi certifikata dixhitale vaksinimi

Sondazh

Poll