Turqia ngre murin për të mos pranuar refugjatët! Ana tjetër e medaljes, evakuon në FSHEHTËSI ministrin dhe shefin e siguri
20 Gusht 2021, 11:10Nga DOSJA
TURQI– Turqia ka evakuuar të paktën 40 zyrtarë të lartë të qeverisë afgane nga Kabuli të hënën, të fshehur në një fluturim riatdhesimi të Turkish Airlines që u ul në Stamboll me 324 pasagjerë në bord. Midis tyre janë; zëvendës presidenti Sarwar Danish, ministri i jashtëm Mohammad Hanif Atmar dhe kreu i Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare, Ahmad Zia Sraj, si dhe tre ish-ministra të tjerë dhe disa deputetë.
Ky lajm vjen shumë i papritur pasi Turqia ka vendosur që të ndërtojë murin për të mos lejuar kalimin e refugjatëve në territorin e tyre.
Lajmi për evakuimin e zyrtarëve është përhapur në mediat vendase. Sipas tyre, ushtria turke ndihmoi operacionet e hipjes në bord, duke parandaluar shumë njerëz të hipnin në avion në kaosin e aeroportit të Kabulit. Planet e evakuimit janë organizuar ditët e mëparshme, para hyrjes së talebanëve në kryeqytetin afgan.
“Ne i jemi mirënjohës Turqisë për atë që ka bërë për ne. Ndoshta talebanët nuk do të na kishin futur në burg menjëherë, por do të kishin vënë shtëpitë tona nën mbikëqyrje”, tha nënkryetari i Këshillit të Lartë të Pajtimit Kombëtar Afganistan Enayatullah Babur Farahman.
AFGANISTAN– Situatakaotike në Afganistan sa vjen e përkeqësot dhe gjithmonë e më shumë duket i pamundur fakti nëse do të normalizohët apo jo.Sipas qeverisë gjer...
AFGANISTAN– Pyetja që ngrenë ekspertët e sigurisë në lidhje me situatën në Afganistan është se çfarë do të bëhet me pasuritë e mëdha minerale të pashfryt...
AFGANISTAN– Një grup talebanësh u fotografuan teksa po argëtoheshin në një park lojërash dhe pasi u dëfryen ata i kanë vënë flakën vendit duke e shkrumbuar atë....
INDONEZI– Shefi i shtabit të ushtrisë indoneziane, gjenerali Andika Perkasa, njoftoi së fundi se ushtria nuk do të kryejë më teste virgjërie për gratë që ...
SHBA– Reporterja e CNN Clarisa Ward është nga gazetaret që po qëndron në Kabul dhe po shikon nga afër situatën. Ajo ka raportuar se gjërat po përkeqësoheb dhe k...
Nga frika për jetën e tij, Ahmadi u largua nga shtëpia e tij në Kabul pak kohë pasi talibanët morën kontrollin e qytetit. Tani ai gjendet në një shtëpi të sigur...
AFGANISTAN– Regjisorja afgane Sahraa Karimi ka bërë me dije në rrjete sociale se ka arriur të largohet nga Kabuli pasi doli në titujt kryesorë këtë javë me lutj...
MAL I ZI– Qeveria e Malit të Zi është detyruar të marrë masa të reja kufizuese në vend pas rritjes së të infektuarve me Covid-19.Mali i Zi ka vendosur kat...