Bota

“Lashë çdo gjë pas”/Regjisorja e njohur afgane rrëfen si iku nga kabuli për ti shpëtuar talebanëve: Ata duan që grat

20 Gusht 2021, 09:38 Nga DOSJA
“Lashë çdo gjë pas”/Regjisorja e njohur afgane

AFGANISTAN– Regjisorja afgane Sahraa Karimi ka bërë me dije në rrjete sociale se ka arriur të largohet nga Kabuli pasi doli në titujt kryesorë këtë javë me lutjet e saj drejtuar komunitetit ndërkombëtar të kinemasë pasi situata u përkeqësua në vendin e saj.

“Miq të mi të dashur mos u shqetësoni, unë jam mirë dhe e sigurt”, kishte shkruar Karimi në Tëitter.

people are skipping from homes to airport to be under protection of US army. pic.twitter.com/hx1Y8MIe4R

— Sahraa Karimi/ صحرا كريمي (@sahraakarimi) August 15, 2021

Ajo vazhdoi me një postim tjetër në të cilin falënderoi Wanda Hrycova nga Akademia Sllovake e Filmit dhe TV, Ambasadën e Sllovakisë në Iran, qeverinë ukrainase dhe qeverinë turke, që e ndihmuan të ikte nga Kabuli së bashku me 11 persona të tjerë të paidentifikuar (që besohet të jenë familjarët e saj).

Sahraa kishte pritur në radhë për gati tre orë në përpjekje për të tërhequr para nga një bankë në Kabul, të dielën, kur menaxheri erdhi dhe i tha të largohej, ndërsa zhurma e të shtënave dëgjohej në largësi, transmeton Deadline.

Nga një hotel në Kiev të Ukrainës, Karimi ka rrëfyer për Reuters se si dukej arratisja e saj, të cilën arriti ta realizojë, siç tha ajo, me ndihmën e qeverive turke dhe ukrainase.

“Mblodha familjen time. U largova nga shtëpia, lashë makinën, lashë paratë, lashë gjithçka që kam”, ka rrëfyer 36-vjeçarja. Ata nuk e mbështesin artin, nuk e vlerësojnë kulturën dhe kurrë nuk do të mbështesin gjëra të tilla, ata kanë frikë nga gratë e arsimuara dhe të pavarura. Talebanët duan që gratë të jenë “të fshehura, të padukshme”.

Regjisorja postoi një video në Instagram që e shfaqte atë duke vrapuar nëpër rrugët e Kabulit, sepse nuk mund të gjente një taksi për ta marrë në shtëpi nga banka. Karimi dhe familja e saj duhej të ishin në një aeroplan që evakuoi qytetarët ukrainas, por për shkak se mijëra afganë u mblodhën në aeroport me shpresën për të shpëtuar, ata nuk mund të hipnin në aeroplan.

 

 

A post shared by امیر‌علی‌رادی (@amiraliradi)

“Momenti kur humbëm aeroplanin e parë ishte momenti më i trishtë i jetës sime, sepse mendova: ‘Mirë, nuk mund të shkojmë më, po qëndrojmë. Si qenie njerëzore, duhet të keni vlerë, por sipas rregullave të talebanëve, në rregull, jetoni, por një jetë të mjerueshme, ka treguar ajo, duke shtuar se ishte e shqetësuar se talebanët do ta shënjestronin familjen e saj.

Fotografitë e afganëve që nxitonin drejt aeroplanit ushtarak amerikan dhe mbaheshin në pjesët e tij, po qarkullonin në mediat sociale këtë javë.

“Shumë njerëz erdhën në aeroport dhe disa vetëm përqafuan aeroplanin, donin të largoheshin. Ata ishin aq të pashpresë”, ka deklaruar Karimi.

Pasi humbi aeroplanin e parë, Sahraa kontaktoi oficerët që po e ndihmonin përsëri. Ajo u tha të largohej nga turma, dhe disa orë më vonë, zyrtarët, identitetin e të cilëve nuk e bëri të ditur, e çuan familjen e saj në një pjesë tjetër të aeroportit, nga ku hipën në një fluturim turk për në Ukrainë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sahraa karimi sahraa karimi

Sondazh

Poll