Bota

HISTORIKE në Indonezi! Ushtria heq testet për virgjërinë

20 Gusht 2021, 10:29 Nga DOSJA
HISTORIKE në Indonezi! Ushtria heq testet për virgjërinë

INDONEZI– Shefi i shtabit të ushtrisë indoneziane, gjenerali Andika Perkasa, njoftoi së fundi se ushtria nuk do të kryejë më teste virgjërie për gratë që bëjnë kërkesë për t’u bashkuar me forcat e armatosura. Fjala është për ekzaminimin me dy gishta që kryhet për të përcaktuar nëse himenet e aplikanteve femra ishin të paprekura.

Kjo praktikë e përdorur në të kaluarën nga ushtria për të përcaktuar moralin e rekruteve, ka kohë që dënohet nga grupet e të drejtave të cilët i quajtën teste të tilla degraduese dhe traumatike.

Njoftimi i shefit të ushtrisë u përshëndet nga aktivistet e të drejtave të grave dhe nga kadetet femra.

Irawati Harsono, oficere veterane e policisë, e cila edhe vetë iu nënshtrua testit kur u regjistrua për t’u bërë oficere në vitin 1964, e përshëndeti vendimin.

“Sigurisht, jam mirënjohëse për vendimin edhe pse mendoj se vjen me shumë vonesë, sepse është absurde dhe qesharake të mendosh se sot e kësaj ditë dhe epokën tonë ekziston ende një test virgjërie për të përcaktuar nëse një femër pranohet ose jo në trupat e ushtrisë dhe të policisë”, tha ajo për DW.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka kërkuar vazhdimisht vendeve në mbarë botën që të ndalojnë testet e virgjërisë, duke thënë se ato janë joshkencore, të dëmshme dhe shkelje të të drejtave të grave dhe vajzave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hiqet testi i virgjerise hiqet testi i virgjerise

Sondazh

Poll