Bota

Festa e drogës në Itali! Do të vijë edhe në Shqipëri, pjesmarrësit: Jemi aty në muajin shtator

20 Gusht 2021, 10:01 Nga DOSJA
Festa e drogës në Itali! Do të vijë edhe në

ITALI– Një festë e pazakontë është organizuar në Itali ku qindra të rinj janë vendosur në brigjet e Liqenit të Bolsenës në ‘Campi di Bisenzio’ ky festojnë ilegalisht duke përdorur edhe drogëta të ndryshme.

Sipas mediave italiane, festa e drogës, e cila po festohet prej 6 ditësh ka grumbulluar rreth 10 mijë persona në zonën pyjore të Velenzanos, por pas ndërhyrjes së policisë turmat u shpërndanë dhe sërish rreh 300 persona u zhvendosën në një zonë tjetër për të vijuar harbimin me drogë.

Sipas selisë së policisë Viterbo, gjatë natës pati një fluks të konsiderueshëm automjetesh që dilnin nga tubimi muzikor i mbajtur në Liqenin Mezzano. Festa e çmendur përfundoi dje me ndërhyrjen e policisë, e cila pas 5 ditësh negociata të dështuara arriti të pastrojë tokën nga Valentano ku u zhvillua festa.

Në një shkrim të Corriere della Sera thuhet se festa e radhës do të zhvillohet në Shqipëri më 1 Shtator. Por saktësisht se ku do të zhvillohet nuk dihet. Mësohet se pjesëmarrësit kanë grupe të përbashkëta në “Telegram” ku flasin për zonën e grumbullimit

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota festa e droges ne itali festa e droges ne itali

Sondazh

Poll