Bota

‘Skena biblike’/ Reporterja e CNN: Nëse nuk je amerikan nuk mund të hysh! Avionët nuk po mbushen shpejt, po ikin vetëm p

20 Gusht 2021, 10:22 Nga DOSJA
‘Skena biblike’/ Reporterja e CNN: Nëse nuk je amerikan nuk

SHBA– Reporterja e CNN Clarisa Ward është nga gazetaret që po qëndron në Kabul dhe po shikon nga afër situatën. Ajo ka raportuar se gjërat po përkeqësoheb dhe kjo është shumë shqetësuese. Një detaj që ajo bën të ditur është se personat që janë amerikanë janë të vetmit që mund të futen brenda. Ndërsa në lidhje me nisjen e avionëve ajo thotë se nuk po nisen shpejt pasi po bëhen evakuimet.

Raportimi i Clarisa Ward, lidhur me situatën në aeroportin e Kabulit:

Situata nuk po përmirësohet dhe kjo është shqetësuese. Kishte shpresa se Shtetet e Bashkuara, mund te kishin gati ndonjë lloj plani apo do të ishin në gjendje te negocionin me talebanët për të zhbllokuar apo përmirësuar procesin e evakuimit, por nuk është kjo ajo që po shohim.

Gjatë gjithë ditës kam folur me njerëz që kanë qene ne aeroport dhe nuk kanë mundur të hyjnë. Por shohim skena biblike. Turma prej mijëra njerëzish qëndrojnë në radhë dhe shtyjnë për të hyrë. Praktikisht nëse nuk je amerikan apo nga shtetet partnere të NATO-s nuk mund të hysh.

Unë komunikova me një afgan i cili ishte përkthyes për ushtrinë amerikane, dhe që arriti të hynte sot, duke i shpëtuar rrahjes. Për të sqaruar shikuesit tanë; për të mundësuar qasjen në aeroport duhet fillimisht të kalosh perimetrin e kontrolluar nga luftëtarët talebanë, çka është shumë e vështirë. Ata ndonjëherë shohin dokumentacion, ndonjëherë nuk e lexojnë dot.

Kështu është tërësisht arbitrare më pas kalon në shtresën e dytë, që përbëhet nga komando të forcave afgane dhe që praktikisht janë vija e parë e mbrojtjes për forcat amerikane. Në nivelin e tretë janë forcat amerikane. Prandaj është bërë virtualisht e pamundur për njerëzit që nuk janë amerikanë apo nga shtetet e NATO-s të hyjnë në aeroport.

Si rezultat, shumë qytetarë, madje edhe amerikanë apo me shtetësi të dyfishtë, kanë frikë të rrezikojnë. Kjo nënkupton se avionët nuk mbushen as shpejt se duhet për të përshpejtuar evakuimet. Sistemi duket jofunksional dhe pyetja që shtrohet është, si do të ndreqet?

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota clarisa ward talebanet pushtojne afganistanin clarisa ward talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll