Bota

Varfëria në Afganistan mund të transformohet në mënyrë drastike pas shfrytëzimit të mineraleve, e gjithë bota i ka ‘s

20 Gusht 2021, 11:02 Nga DOSJA
Varfëria në Afganistan mund të transformohet në

AFGANISTAN– Pyetja që ngrenë ekspertët e sigurisë në lidhje me situatën në Afganistan është se çfarë do të bëhet me pasuritë e mëdha minerale të pashfrytëzuara në vend.

Afganistani është një nga vendet më të varfra në botë por pasuritë e tij nëntokësore mund ta transformojnë në mënyrë drastike ekonominë pasi depoziatat minerale arrijnë vlerën e 1 trilion dollarëve.

Depozita të mëdha me minerale, si hekur, bakër dhe ar, janë të shpërndara në të gjithë vendin. Gjithashtu ka edhe minerale të rralla tokësore, si edhe depozitën më të madhe në botë të pashfrytëzuar me litium, një përbërës i rrallë, por thelbësor, që përdoret në bateritë e rikarikueshme dhe teknologji të tjera, jetike për luftën kundër krizës klimatike.

“Afganistani është pa diskutim një prej rajoneve më të pasur me metale të çmuara, por edhe me metale që nevojiten për ekonominë e re të shekullit XXI”, thotë Rod Schoonover, ekspert shkencor dhe sigurie, themelues i “Ecological Futures Group”.

Problemet me sigurinë në vend, mungesa e infrastrukturës dhe thatësira, e ka penguar deri tani nxjerrjen e pjesës më të madhe të mineraleve të vlefshme në të kaluarën. Kjo situatë ka pak gjasa të ndryshojë nën kontrollin e Talebanëve. Megjithatë, shtete si Kina, Pakistani dhe India mund të përpiqen të përfshihen në këtë lojë, duke shfrytëzuar kaosin e krijuar. “Gjithçka është një pikëpyetje e madhe”, tha Schoonover.

Shumë shtete me qeveri të dobëta vuajnë nga ajo që quhet “mallkimi i burimeve”, ku përpjekjet për të shfrytëzuar resurset natyrore të vendit nuk arrijnë të sigurojnë përfitime për vendasit dhe ekonominë e brendshme. Megjithatë, studimet e kryera në Afganistan edhe nga sovjetikët premtonin për përfitime të mëdha.

Kërkesa për metale si litiumi dhe kobalti, si edhe për elementët e rrallë tokësorë si neodimiumi, ka pësuar një rritje marramendëse, pasi këto janë të rëndësishme në kalimin nga makinat me karburant, tek ato elektrike, por edhe industri të tjera që kërkojnë të përdorin energji më të pastra.

Një mundësi e shkëlqyer për Kinën?

“Kina, fqinji i Afganistanit, ka ndërmarrë një program të rëndësishëm për zhvillimin e energjisë së gjelbër. Litiumi dhe elementët e tjerë të rrallë deri tani janë të pazëvendësueshëm për shkak të karakteristikave të tyre. Këto minerale janë në planet afatgjata” tha Schoonover. Sidoqoftë, Schoonover beson se edhe Kina do të mendohet dy herë para se të nisë të bëjë biznes me Talebanët, të cilët janë ende parterë jo shumë të besueshëm.

Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do jenë në Afganistan dhe pas 31 gushtit

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pasurite e afganistanit pasurite e afganistanit

Sondazh

Poll