Bota

Talebanët qëllojnë një civil gjerman, zëdhënësja e qeverisë: Nuk është në rrezik dhe ai do të evakuohet së shpejti

20 Gusht 2021, 11:09 Nga DOSJA
Talebanët qëllojnë një civil gjerman,

AFGANISTAN– Situatakaotike në Afganistan sa vjen e përkeqësot dhe gjithmonë e më shumë duket i pamundur fakti nëse do të normalizohët apo jo.

Sipas qeverisë gjermane një civil u qëllua dhe u plagos rrugës teksa po shkonte drejt aeroportit të Kabulit dhe bëhet me dije se nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

“Një civil gjerman u plagos nga një goditje me armë zjarri gjatë rrugës për në aeroportin e Kabulit. Ai po merr kujdes mjekësor, por jeta e tij nuk është në rrezik dhe ai do të evakuohet së shpejti, “tha zëdhënësja e qeverisë gjermane.

Ndërkohë, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Berlin tha se Gjermania do të dërgonte dy helikopterë të lehtë në Kabul për të evakuuar gjermanët në rrezik ose të vendosur në rajone të largëta.

Në ambientet e jashtme të aeroportit vazhdojnë të ketë grupe të mëdha njerëzish ndërkohë që talebanët po shtrëngojnë lëvizjet dhe pengojnë qytetarët të largohen nga vendi.

Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do jenë në Afganistan dhe pas 31 gushtit

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet plagosin civilin gjerman talebanet pushtojne afganistanin talebanet plagosin civilin gjerman talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll