Bota

Rritja e rasteve me Covid-19 në Malin e Zi, qeveria vendos masa të reja për udhëtimet

20 Gusht 2021, 09:24 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me Covid-19 në Malin e Zi, qeveria vendos masa të

MAL I ZI– Qeveria e Malit të Zi është detyruar të marrë masa të reja kufizuese në vend pas rritjes së të infektuarve me Covid-19.

Mali i Zi ka vendosur katër kushte të reja për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt vendit. Çdo qytetar duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit me një ose dy doza. Të paraqesë në kufi një test negative të PCR jo më shumë se 72 orë.

Kushtet e plota:

Certifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë.

Test PCR jo më shumë 72 orë.

Vërtetim që ke kaluar COVID 19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID 19

Test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.

Këto masa do të jenë në fuqi nga data 20 gusht deri në 10 shtator.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni masat anti covid ne mal te zi masat anti covid ne mal te zi

Sondazh

Poll