Sport

ZYRTARE/ Arsenali transferon mesfushorin e Real Madrid për 40 milionë euro

20 Gusht 2021, 08:27 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Arsenali transferon mesfushorin e Real Madrid për 40 milionë

ANGLI– Tashmë është zyrtare. Arsenal ka kompletuar transferimin e Martin Odeegard nga Real Madridi.

Klubit anglez i ka kushtuar 40 milionë euro ky operacion për mesfushorin. Odegaard ka firmosur një kontratë përfundimtare me Arsenalin, pasi e kaloi gjysmën e sezonit në huazim tek ‘’Topçinjtë’’.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Arsenali në rrjetet sociale.

Odegaard ka qenë pjesë e Real Madrid për 6 vite, shumicën e kohës në huazim por asnjëherë nuk arriti të zinte vend në formacionin e madrilenëve.

(e.gj./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal martin odeegard real madid arsenal martin odeegard real madid

Sondazh

Poll